Vetaksidentohet një veturë në Gllarevë
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Gllarevë.
Sipas pamjeve të dërguara nga një lexues i Indeksonline, shihet se vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Përderisa nuk dihet për të lënduar.

Sipas dëshmitarëve policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./Indeksonline/
