Haradinaj viziton ‘Birra Peja’, thotë se viti i ekonomisë nisi për së mbari
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar kompaninë ‘Birra Peja’.
Haradinaj në një vizitë punë është njohur për së afërmi me kapacitetet prodhuese të kësaj fabrike, transmeton Indeksonline.

Ai ka shtuar se përkrahja e Qeverisë për prodhuesit e mëdhenj, do të jetë e vazhdueshme për krijimin e kushteve dhe lehtësirave fiskale dhe plasimin e produkteve të tyre.
Postimi i plotë:
Birra Peja është brend gjysmëshekullor i Kosovës. Në një vizitë pune në këtë kompani u njoha për së afërmi me kapacitetet prodhuese, si dhe me parametrat e saj në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Vendosmëria për ta avancuar shijen dhe kualitetin e saj është për admirim. Sot, falë kësaj pune kemi një produkt që ruan traditën familjare dhe vendit i sjellë miliona të hyra dhe rreth njëmijë të punësuar e të kontraktuar. Viti i Ekonomisë nisi për së mbari, me fillimin e projektit madhor të pavarësimit energjetik të vendit, si hyrje në etapën e një revolucioni të rritjes ekonomike. Përkrahja e Qeverisë për prodhuesit e mëdhenj, si Birra Peja, do të jetë e vazhdueshme në krijimin e kushteve dhe lehtësirave fiskale për zhvillimin dhe plasimin e produkteve të tyre./Indeksonline/

