75 Mall Live Search
13:36 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Lushtaku thotë se sot është ndër ditët më të vështirë në jetën e tij

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku ka përjetuar një ndër ditët më të vështira në jetën e tij.

Lushtaku ka njoftuar se sot ka varrosur mikun e tij të ri, Valmir Gërxhaliu nga Vushtrria, transmeton Indeksonline.

“Një ndër ditët më të vështira në jetën time. Sot e varrosëm mikun tim të ri Valmir Gërxhaliu nga Vushtrria. Ndonëse me sëmundje të rëndë, ai kishte motiv e vullnet për të jetuar një jetë të dinjitetshme. Ngushëllime familjes Gërxhaliu. U prefsh në paqe miku im!”, ka shkruar Lushtaku./Indeksonline/