Haradinaj viziton njërin prej bizneseve më të suksesshme në Kosovë që ka mbi 2000 të punësuar!
Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Korporatën Devolli, njëri prej bizneseve më të suksesshme në vend.
Haradinaj theksoi se tani e gati dy dekada konsumatorët i japin besimin produkteve të Korporatës Devolli, rezultat i traditës familjare, cilësisë, përvojave më të mira dhe teknologjisë më të avancuar.

Sipas tij, veprimtaria e gjërë e kësaj kompanie, me rreth dy mijë të punësuar, mbi 20 mijë bashkëpunëtorë fermerë dhe mbi 25 milionë kontribute tatimore, është storie suksesi për Kosovën, që ka fitu besimin edhe të tregjeve më të mëdha ndërkombëtare.
“Synim të përbashkët kemi që prodhimet “Made In Kosova” të jenë prezentë në të gjitha tregjet e botës. Si Qeveri do të jemi afër sipërmarrësve, që ta mbështesim zgjerimin e veprimtarisë së tyre prodhuese, si katalizator për hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë tanë”, ka shkruar ai. /Indeksonline/





