75 Mall Live Search
15:02 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Tërhiqen berberët e Podujevës, i ulin çmimet e qethjes

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka njoftuar se berberët në Komunën e Podujevës janë tërhequr nga marrëveshja për ngritjen e çmimeve në mënyrë të organizuar.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka reaguar duke marrur në pyetje berberët të cilët tentuan ta ngrisin çmimin e qethjes në formë të bashkërenduar, por këta të fundit janë tërhequr dhe marrëveshja është shpallur e pavlefshme.

“Ngritja apo ulja e çmimit të produkteve dhe të shërbimeve në një ekonomi të tregut bëhet në mënyrë individuale dhe në këtë formë, çdo ndërmarrje ëshë në suaza të ligjit. Ndërsa grupimi i ndërmarrjeve që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjeve për caktim të çmimit, është shkelje e rëndë ligjore dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në këtë rrafsh është i pa kompromisë”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Berberët e Podujevës i bien pishman, i ulin çmimet