Vdes aktorja e njohur kosovare
Aktorja e njohur, Fatima Llugiqi ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare.
Këtë e ka bërë të ditur mikja e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.
Në njoftim thuhet se mbledhja komemorative do të mbahet nesër në Teatrin Kombëtar nga ora 11:00, kurse varrimi i të ndjerës do të bahet në ora 11:00 në fshatin Lupç.

Fatimja mbahet mend për rolin e saj në filmin “Migjeni” dhe po ashtu në filmin “Hilmetja”, por edhe shumë role të tjera në teatër./Indeksonline/
