75 Mall Live Search
16:16 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Prezantohet Balotelli te skuadra e re

Mario Balotelli edhe zyrtarisht është futbollist i Olimpik Marsejit.

Sulmuesi i famshëm italian ka patur disa oferta nga Italia, por që në fund ka zgjedhur skuadrën e madhe franceze.

Balotelli është transferuar pas insistimit të trajnerit Rudy Garcia.

Sulmuesi italian ka treguar formë të dobët këtë sezone te Lille, por Garcia është i bindur se do të rikthejë në formë ideale Super Marion./Indeksonline/