75 Mall Live Search
18:11 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Drejtori i shkollës i cili çdo mëngjes kërcen me nxënësit e tij

Një drejtor i shkollës fillore në Kinën veriore ka argëtuar nxënësit e shkollës së tij me disa lëvizje mjaft të mira gjatë një ushtrimi rutinor në mëngjes.

Çdo mëngjes, Zhang Pengfei 40-vjeçar, drejton rreth 700 nxënës në shesh lojrash në një rutinë të sinkronizuar ‘riorganizimi fantazmë’ – një valle që përfshin hapa bashkëkohorë të jazz-it me thembra, lëvizjet e këmbëve dhe krahëve.

Ai mendon se këto ushtrime do t’i inkurajonin më mirë nxënësit në vend që të rrinë në telefonat e tyre. /IndeksOnline/