Përfundojnë kërkimet edhe për sot, asnjë gjurmë nga Emiliano Sala
Nuk ka asnjë gjurmë të Emiliano Sala as në ditën e dytë të kërkimeve intenzive që po bëhen në ujërat në mes të Francës dhe Anglisë.
Policia kërkimore përmes një njoftimi në Twitter kanë bërë të ditur që kanë përfunduar kërkimet për ditën e sotme për të vazhduar nesër në mëngjes.
“Pas një kërkimi intensiv duke përdorur avionë të shumtë dhe një varkë shpëtimi gjatë nëntë orëve të fundit, nuk kemi gjetur asnjë gjurmë të avionit të zhdukur. Me dritën që po pakësohet, kërkimi do të pezullohet për një natë”, shkruhet në njoftimin e tyre.
1/2
— Guernsey Police (@GuernseyPolice) January 23, 2019
5.10pm update
After an intensive search using multiple aircraft and one lifeboat over the last nine hours, we have found no trace of the missing plane.
With the light now fading, the search will shortly be suspended for the night.
Ata gjithashtu kanë thënë se do të merret një vendim nëse do të vazhdojnë kërkimet nesër, derisa për sonte nuk do të ketë më informacione zyrtare.
Kujtojmë se Emiliano Sala u zhduk të hënën në mbrëmje derisa po udhëtonte nga Nantes drejt Cardiffit me një aeroplan të vogël. /IndeksOnline/
2/2
— Guernsey Police (@GuernseyPolice) January 23, 2019
A decision about whether to recommence will be taken early tomorrow morning.
There will be no further updates tonight