Kosova rreshtohet pas SHBA-së për rastin e Venezueles
Ministri i punëve të jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli ka shkruar në Twitter se Kosova njeh presidentin e ri në Venezuelë, Juan Guaido.
Qendrimi i Kosovës është proklamuar menjëherë pas deklarimit të Presidentit Trump se SHBA njeh presidentin e vetshpallur të Venezuelës si legjitim dhe të përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira.
Presidenti i ri i Venezuelës, Juan Guaido pason të shumëpërfolurin Nikolas Maduro i cili ishte pasues i diktatorit Hugo Chavez. Regjimi famëkeq i Venezuelës njihet per lidhjet e fuqishme me Beogradin dhe për pozivionin kundër Kosovës.
Në deklarimin e tij në Twiter Pacolli ka shkruar se Kosova pret ndërtimin e raporteve bilaterale me Venezuelën pas demokratizimit dhe stabilizimit të vendit.
