75 Mall Live Search
09:50 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Arrestohen katër persona, në shtëpinë e njërit u gjendën gjësende të vjedhura dhe narkotikë

Pas një pune hetimore të zhvilluar nga policia dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast në shtëpi i janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 40.7gr, dy biçikleta, një hillt, një llaptop, një kositëse e barit dhe disa gjëra të tjera.

Të gjitha këto dyshohet se janë vjedhur. Poashtu gjatë kontrollit në shtëpin e të dyshuarit janë takuar edhe tre personat të dyshuar të tjerë.

Katër personat e dyshuar pas arrestimit dhe intervistimi me vendimin e prokurorit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/