75 Mall Live Search
10:48 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Apostolova: Kodi Civil i finalizuar, së shpejti dërgohet në Kuvend për miratim

Kodi Civil i Kosovës është finalizuar dhe së shpejti do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për komente e më pastaj për miratim.

Kështu është bërë e ditur në aktivitetin “Rruga drejt një Kodi Civil modern të Kosovës”, organizuar nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, i cili ka mbështetur Ministrinë e Drejtësisë.

Shefja e Zyrës së BE, Nataliya Apostolova, tha se për më shumë se katër viteve pune të madhe është arritur të bëhet një punë e madhe.

Ajo tha se kodi rregullon marrëdhëniet familjare, detyrimet dhe trashëgiminë dhe të drejtat civile. Apostolova tha se të gjitha këto janë të grupuara në një kod i cili është i qasshëm për të gjithë.

“Në këtë proces i është dhënë një vëmendje e veçantë kontekstit kosovar. Është shumë me rëndësi se produkti që po e prezantojmë sot nuk është një produkt i përfunduar, ne po e dorëzojmë një draft qeverisë që të bëjë komentet. Realisht ky është një hap tjetër dhe do t’iu bëja ftesë që të merrni pjesë të gjithë. Kodi që e kemi sot është për secilin prej jush. Drafti është prodhuar në gjuhën shqipe. Projekti i ka përgatitur edhe një memorandum shpjegues se si do të përdoret ky kod. Prej sot është qeveria që ta përfundojë kodin civil”, tha ajo.