75 Mall Live Search
12:51 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Lluka për privatizimin e Telekomit: Qeveria do të mbetet aksionar!

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka përsëritur edhe njëherë se privatizimi i Telekomit është veprim i duhur.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të mbetet aksionar nga 25% deri në 49%, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Dje kam deklaruar që shumica e botës së zhvilluar kanë privatizuar kompanitë publike të telekomit. Kishte reagime që kam dhënë informatë të gabuar, duke u referuar në T Mobile të Gjermanisë dhe Telekomin Slloven.

Sa për sqarim, informatat më poshtë paraqesin strukturën aktuale të aksionarëve të T Mobile ku shihet që shumica e aksioneve janë private dhe shteti ka mbajtur në pronësi rreth 30%.

Telekomi Slloven ka shumë kohë që është në shitje. Tentativa e fundit ka qenë në nëntor të vitit 2018, që ka dështuar.

Privatizimi i Telekomit të Kosovës është veprim i duhur dhe, po e ripërsëris, se Qeveria e Kosovës do të mbetet aksionar nga 25% deri në 49%.

https://www.telekom.com/en/investor-relations/company/shareholder-structure?fbclid=IwAR2xfsQzCbqPalF7gTevUh-asWPHdJOd-g6p3eEotT24VxI-MqcgVoxfD5M

/Indeksonline/