Nis takimi Kosovë-Bosnje e Hercegovinë, diskutohet çështja e taksës
Ka nisur takimi mes delegacionit të Qeverisë së Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinës, mbledhje kjo që po mbahet në kuadër të CEFTA-s.
Në këtë takim do të diskutohet për heqjen e taksës 100 për qind të vendosur nga Kosova për produkteve e shtetit boshnjak.
Kosova po përfaqësohet nga Shefi i Kabinetit të Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë, Durim Limaj si dhe Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin e Tregtisë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Arritjen në Bosnje e ka konfirmuar vet Limaj përmes një postimi në Facebook, duke shpërndarë një fotografi dhe thënë se janë 100 për qind të fokusuar.

Ndryshe, me këtë ka paralajmëruar atë që edhe vet ministri i Tregtisë, Endrit Shala e ka thënë dje gjatë ditës se “Qeveria e Kosovës është e vendosur të mbajë në fuqi taksën 100% te vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës”.
Raportohet se në takim është i pranishëm edhe një përfaqësues i Ministrisë Shqiptare të Financave.
Bosnja dhe Hercegovina bëhet e ditur se është dëmtuar me 4.5 milionë dollarë amerikanë që kur Qeveria e Kosovës ka futur tatim mbi produktet e tyre, ka thënë për median boshnjake Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BiH, Mirko Saroviq./Indeksonline/