75 Mall Live Search
13:37 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Viti 2019 do të jetë vit i kthesës në ekonominë e vendit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar sot kompaninë ‘Fox Marble’, vendi ku gjendet lënda e parë dhe produkti final i mermerit.

Me këtë rast Haradinaj, ka thënë se ‘Fox Marble’ është një storie e suksesit, kompanie  cila e ka ndryshuar trendin nga importi në eksport, e që mban emri ne Kosovës në shtëpitë e bizneseve të botës, transmeton Indeksonline.

Sipas Hardinajt viti 2019 do të jetë vit i kthesës në ekonominë e vendit.

Postimi i plotë:

Lënda e parë dhe produkti final i mermerit, të dyja të Kosovës. Me mbi 95% të prodhimeve që eksportohen jashtë vendit dhe me rreth 100 të punësuar, investimi amerikan Fox Marble, është një storie e suksesit. Kjo kompani e ka ndryshuar trendin nga import në eksport, që mbanë emrin e Kosovës në shtëpitë e bizneset e botës. Viti 2019 do të jetë vit i kthesës në ekonominë e vendit dhe si Qeveri do të jemi në përkrahje të zhvillimit dhe mbrojtjes së investimeve të huaja.

RH