Ministri apelon serbët e Kosovës: Bëni sa më shumë fëmijë!
Pas Aleksandër Vuçiqit, edhe një ministër serb është ankuar për serbët e Kosovës.
Bëhet fjalë për Мilan Kërkobabiq, ministrin e Zhvillim rajonal i cili ka deklaruar se problemi i Kosovës do të zgjidhej shumë thjesht sikur të kishte 1 milion banorë të kombit serbë.
“Pra, po të ishte kështu, nuk do ta kishim fare atë problem”, ka shtuar se Serbia ka probleme kudo me mungesë banorësh.
Sipas Kërkobabiq, në 1.200 vendbanime në Serbi nuk jeton asnjë banor e në 550 vendbanime jetojnë mezi nga 100 banorë.
Ndryshe, presidenti Vuçiq kishte porositur serbët në Kosovë që të bëjnë më shumë fëmijë, pasi, sipas tij, “Kosova është e ardhmja e tyre”.
