Deklarata e Pacollit merr jehone në Venezuelë
Gazeta kryesore e Veneuzelës El Nacional ka raportuar për qëndrimin që Kosova ka marrë për të njohur Presidentin e përkohshëm të Venezuelës Juan Gaido.
Pas vendimit të marrë nga Presidenti i SHBA Trump, Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka dhënë njohjen zyrtare të Presidentit të përkohshëm të Venezuelës pas refuzimit të ish presidentit Maduro për të pranuar vullnetin e popullit të Venezuelës për demokraci dhe liri.
El Nacional shkruan për vullnetin e Kosovës për të mbështetur tranzicionin demokratik në Venezuelë dhe kur demokracia është rivendosur dhe autoritetet e reja janë themeluar, që respektojnë qytetarët, Kosova do të vendosin marrëdhënie diplomatike me Venezuelën dhe autoritetet e saj demokratike./Indeksonline/
