30 padi kundër Kishës Ortodokse Serbe për pedofili, i përfshirë edhe patriarku Irinej
30 padi janë duke u përgatitur kundër Kishës Ortodokse Serbe për pedofilizëm , dhunë seksuale dhe krime të tjera, raporton Danas.
Dokumentet e padisë do të dorëzohen në Londër. Viktimat e pedofilizimit, dhunës seksuale dhe krimeve tjera janë nga Serbia, Kroacia dhe Bosnja, transmeton Indeksonline.

Arsyeja se pse padia do të dorëzohet në Londër është për shkak se nuk iu besohet gjyqësorit serb.

Disa nga krimet kanë ndodhur gjatë viteve 1999-2000. Të përfshirë pritet të jetë edhe Patriarku Irinej./Indeksonline/