Vajzat e mitura bëhen ‘infermiere’ të nënës së tyre që nuk lëviz nga shtrati prej 4 vitesh!
Një grua është prej 4 vitesh në shtrat pasi ka pësuar dëmtim të shtyllës kurrizore. Gruaja ka ndihmë vetëm dy vajzat e saj të mitura, të cilat kujdesen prej 4 vitesh për të.
Mes lotësh, ato rrëfejnë për mikrofonin e BOOM në Ora News, dëshirën e vetme që ata kanë.
-Sa vite jeni e sëmurë?
Gruaja: Katër vite! Rrëshqita nga shkallët dhe rashë.
-Nuk mund të lëvizni?
Gruaja: Jo! Kam thyer kurrizin. Më ndihmojnë fëmijët e mi. Dy gocat.
Gazetarja: Sa vjet ke që i shërben?
Vajza: Katër vjet. Isha 11 vjeçe. I mjekoj plagët. I jap ilaçet. Ka plagë pasi katër vite është në kateter dhe atë e ndërroj unë. Do të doja ta shihja edhe një herë jashtë si gjithë të tjerët.
Vajza e vogël: Dëshira ime të paktën të dalë në banjë.
Pas daljes nga spitali, mjekët i kanë rekomanduar fizioterapi, por mungesa e të ardhurave ka bërë që 38 vjeçarja të mos e marrë këtë shërbim.
Vajzat kërkojnë ndihmën e spitaleve që mamaja e tyre ta marrë këtë trajtim mjekësor,
Historia e detajuar do te trajtohet neser ne BOOM ne Ora News ne ora 19:00
Telefono: 0696000002




/