Kylie Jenner lanson koleksionin për ditën e të dashuruarve, ‘djeg’ me dukjen!
Ylli televiziv, Kylie Jenner kohë më kishte paralajmëruar koleksionin e ri të produkteve të kozmetikës.
Ndërsa, tani ajo ka treguar se produktet e reja të bukurisë nga ‘Kylie Cozmetics’ janë lansuar, shkruan Indeksonline.

21 vjeçarja përmes disa imazheve në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ka ardhur më e zjarrtë se kurrë më dukje.
E veshur në një fustan të kuq me shkëlqim dukej teje seksi dhe ‘përvëluese’.

Ky koleksion i ri erdhi për nderë të ditës së Shën Valentinit.
Kylie u bë nënë në shkurt të vitit që lamë nga lidhja me reperin, Travis Scott./Indeksonline/