Thaçi nga ‘Davos’-i, flet për takimet që po bën atje
Presidenti Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror ‘Davos’ që po mbahet në Zvicër.
Në këtë forum po marrin pjesë liderët e shteteve më të fuqishme më të botës, shkruan Indeksonline.

Nga Zvicra, presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë që se forumi ‘Davos’ po vazhdon të sjellë platformat më të mira për komunikim dhe afrim të politikave ndërmjet liderëve botëror.
Sipas Thaçit, Kosova është me fat që ka miq dhe ka dyert e hapura kudo në forumet botërore.
Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të presidentit të Kosovës./Indeksonline/
Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës vazhdon të ofrojë platformën më të mirë për komunikim dhe afrim të politikave ndërmjet liderëve politikë, organizatave ndërkombëtare dhe botës së biznesit, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve në tërë botën. Për Kosovën kjo është një mundësi e jashtëzakonshme që të takojmë liderët e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare më të mëdha e më të rëndësishme, për të krijuar lidhje të reja bashkëpunimi dhe për të promovuar potencialet tona për zhvillim.
Kosova është shtet i ri, por me potenciale të mëdha. Këto potenciale dhe përkushtimin tonë për të kontribuar për paqen dhe përparimin e përgjithshëm i shpalosa edhe në takimet e shumta bilaterale, si dhe në tryezat ku merrnin pjesë prej Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, Shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, Presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, Kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, deri te kryeministrat e ministrat e shteteve si Gjermania, Britania e Madhe, Singapuri, Kanadaja dhe shefat e kompanive të mëdha si “Philips” apo drejtorët e organizatave si “GreenPeace” dhe të tjera.
Kosova është me fat që ka miq dhe gjen dyer të hapura kudo në forumet më të rëndësishme botërore. HTH