Jennifer Lopez, në moshë mirëpo në formë!
Këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez është duke e mbajtur një dietë 10 ditore bashkë me të dashurin e saj, Alex Rodriguez. Ky i fundit është bejsbollist i suksesshëm dhe është duke e ndihmuar këngëtaren që të arrijë format e saj më të mira.
Këtë e ka shprehur Jennifer me një fotografi të shpërndarë për publikun dhe fansat e saj duke treguar linjat e saj të barkut dhe rezultatet e arritura për katër ditë.
J-Lo poashtu nuk po kursehet ta ndajë edhe ushqimin që po e konsumon me publikun që e ndjekin.
“Dita e katërt dhe jam duke u ndjerë më mire. Kush është me mua ?” – ka shkruar këngëtarja në këtë postim./Indeksonline/