Haradinaj për mësimdhënësit: Ata na kanë bërë këta që jemi
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka ripërsëritur edhe sot se orët e humbura për shkak të grevës, do të kompensohen gjatë verës.
“Orët nuk mund të mbeten të pakompensuara. Ata më mirë e kanë të kthehen në proces”.
Ai pas mbledhjes tha se Qeveria ka bërë aq sa ka mundur që greva të anulohet.
“Kam shumë respekt për mësimdhënësit tonë ata e kanë mbajt arsimin në kohërat më të vështira. Ata na kanë bërë këta që jemi. Edhe sot kam respekt për ta. Ne kemi kryer atë që një qeveri mund ta kryej, atë që as ata nuk kanë shpresuar se mund ta kryejmë”, ka thënë Haradinaj.