75 Mall Live Search
15:11 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj i gëzohet raportit të ‘Heritage Foundation’ lidhur me rritjen ekonomike

Kryeministri, Ramush Haradinaj e ka quajtur progres të dhënat e publikuara nga organizata ‘Heritage Foundation’ lidhur me rritjen ekonomike në Kosovë.

Në këtë indeks të publikuar për vitin 2019, Kosova thuhet se ka shënuar rritje prej 0.4 për qind nga viti i kaluar, transmeton Indeksonline.

Kosova, sipas raportit të The Heritage Foundation renditet e 26-ta mes 44 vendeve në rajonin e Evropës dhe rezultati i përgjithshëm është nën mesataren rajonale, por mbi mesataren botërore.

Postimi i Haradinajt në facebook:

Një tjetër progres simbolik në ekonominë e vendit!

Në indeksin e vitit 2019 të publikuar nga Heritage Foundation, liria ekonomike në Kosovë është e ranguar me 67.0 pikë, derisa në po të njëjtën fushë, në nivel global Kosova ka shënuar 60.8 pikë, duke e bërë ekonominë e vendit në vendin e 51-të në nivel global, derisa në vendin e 26-të në nivel Europian.

Në këtë indeks për vitin 2019, Kosova shënon rritje prej 0.4 përqind nga viti i kaluar. Krahas sfidave, sipas këtij raporti, Kosova ka shënuar gjithashtu progres në menaxhimin e stabilitetit makroekonomik./Indeksonline/