75 Mall Live Search
15:26 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj viziton ndërmarrjen M-Technologie, u premton mbështetje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në kuadër të vizitave që po u bënë fabrikave në Kosovë, ai sot ka vizituar ndërmarrjen M-Technologie në Lebanë të Prishtinës.

Kryeministri është pritur nga drejtori i ndërmarrjes dhe stafi menaxhues ku i përgëzoi ata për punën e madhe të cilën po e bëjnë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Haradinaj ka thënë se ky vit do të jetë vit i kthesës në ekonominë e Kosovës dhe si Qeveri do të jenë në përkrahje të zhvillimit dhe mbrojtjes së investimeve të huaja.

Meanxhmenti i kësaj ndërmarrje e ka falënderuar kryeministrin për vizitën dhe mbështetjen që po ua jep prodhuesve vendor./Indeksonline/