Ford Ranger tregon muskujt duke tërhequr 20 karavanë
Ford ende nuk ka vendosur nëse do të lançojë Ranger Raptor në Shtetet e Bahskuara. Por është e sigurtë që marka do të ketë pickup-in e performancës në Europë duke filluar nga ky vit.
Do t’i bashkohet edhe një version i ri i Ranger, dhe në përgatitje të lançimit në treg, prodhuesi i makinave ka bërë një reklamë argëtuese ku tregon aftësitë që ka kamionçini kompakt
Në fushatën promocionale për Ford Ranger të Europës, Ford thotë se pickup-i mund “të tërheqë çfarëdo që t’ju dojë qejfi”.
Edhe nëse kjo do të thotë që do të tërhiqni 20 karavanë, Ranger do ta bëjë punën pa u ankuar.
Makina Ranger e përdorur në klip fuqizohet nga motori 2.0 litërsh EcoBlue twin-turbo me naftë. Motori prodhon 210 kuaj fuqi, dhe është kombinuar me transmetimin automatik me dhjetë nivele shpejtësie.