75 Mall Live Search
20:00 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshime për falsifikim që të ndryshoi të kaluarën kriminale

Sot nga njësitet policore të stacionit të Qendra në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar për veprën penale “falsifikim dokumenti dhe vendosje e përmbajtjes së pavërtetë”.

I dyshuari, N. Murtezi, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet me bazë të ketë falsifikuar dokumentin e të kaluarës kriminale, me qëllim që të njëjtin ta përdorë për punësim.

Ndërkohë që në rrugë operative polica ka marrë informacione për veprimet e të dyshuarit ka kryer veprimet e nevojshme hetimore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e tij.

I njëjti pas arrestimit është intervistuar nga ana e policisë për të vazhduar më tej në procedurë.