75 Mall Live Search
08:38 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Apple po mendon të krijoj modele të reja të Ipad

Kompania gjigante, Apple po mendon të lansoj gjeneratën e shtatë të Ipad, por kësaj radhe me ndryshime.

Modelet e reja të Ipad pritet që të lansohen në gjysmën e parë të këtij viti, transmeton Indeksonline.

Vitin e kaluar, saktësisht në muajin tetor, Apple lansoj modelet e Ipad Pro.

Kurse gjatë këtij viti pritet që të lansoj edhe gjashtë modele të reja, A2123, A2124, A2153, A2154, A2133, dhe A2152.

Po ashtu raportohet që Apple do të prezantoj së shpejti një mini Ipad. /Indeksonline/