Agim Bahtiri kërkon falje për mungesë të energjisë elektrike, premton zgjidhje!
Qytetarët e komunës së Mitrovicës tash e pesë ditë me radhë po përballen me mungesë të energjisë elektrike, problem ky i cili ka ardhur si pasojë e djegies së trafostatcionit në “Trepçë”, me ç’rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka vizituar punëtorët e KEDS-it dhe ata të KOSTT-it për të ofruar zgjidhje më të shpejt të kyçjes me rrymë.
Gjatë kësaj vizite, kryetari Bahtiri, ka kërkuar falje nga gjithë qytetarët e Mitrovicës që në këtë acar nuk keni pasur rrymë të mjaftueshme, e kjo për arsye se djegia e papritur e trafostacionit ka shkaktuar avari totale të enërgjisë elektrike.
“Përpjekjet tona kanë qenë maksimale deri më sot për të siguruar furnizim të mjaftueshëm me rrymë, ku i falënderoj punëtorët e KEDS-it të cilët të nesërmen e avarisë e kanë futur në funksion komplet linjën prej Vallaqit të Zveçanit deri në Mitrovicë me ç’rast ne kemi pritur që kyçja të bëhet menjëherë, por fatkeqësisht ndodhi bllokada e serbëve ku KEDS-it iu pamundësua kyçja në nënstacion”, tha kryetari Bahtiri.
Po ashtu kryetari Bahtiri tha se punëtorët e KEDS-it dhe ata të KOSTT-it janë duke punuar me intensitet shumë të madh në mënyrë që në orët e mbrëmjes të futet në funksion trafostacioni 63 MW, i cili është i mjaftueshëm për Mitrovicën, por edhe për territorin afër qytetit tonë.
Deri më tani, këto 5 ditë i kemi pasur në funksion vetëm 27 MW që i kemi marrë nga Vushtrria, ku jemi munduar të bëjmë shpërndarje të drejtë me anë reduktimeve. Mirëpo, para se trafostacioni të hyjë në funksion, i giithë sistemi i rrymës në Mitrovicë të ndërpritet për 1 orë.