Sulmohet nga majmunët, rojet e sigurisë në Taj Mahal armatosën
Rojet e sigurisë në Taj Mahal janë armatosur me katapultë pas sulmit që iu bë nga majmunët.
Majmunët po sulmonin të gjithë turistët dhe kjo krijoi panik tek zyrtarët udhëheqës se mos po krijohet reputacion i keq, transmeton Indeksonline.

Kërcënimi i majmunëve në Taj Mahal vitet e fundit është përkeqësuar pasi që numri i majmunëve është rritur.
Vizitorët nuk kanë të drejt të marrin ushqimin brenda objektit pasi që majmunët menjëherë mblidhen./Indeksonline/