75 Mall Live Search
15:54 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Vdes djali i politikanit të njohur kosovar, e zë orteku në Brezovicë!

Është mësuar identiteti i personit të cilin para pak çastesh e zuri orteku i borës në Brezovicë.

Indeksonline nuk dëshiron ta zbulojë emrin e personit, pasi të njëjtin informacion ende nuk e ka mësuar familja.

Vlen të theksohet se i ndjeri ishte djali i politikanit të njohur kosovar.

Nga ana tjetër, lajmin për vdekje e tij e ka  konfirmuar Rifat Bytyqi, pjesë e Njësitit të Shpëtimit në këtë Qendër Turistike.

“Po, mund t’ju konfirmojmë se ka ndodhur orteku dhe ne kemi shkuar në vendin e ngjarjes. E kemi nxjerr trupin e pajetë, ndonëse jemi munduar të japim ndihmën tonë maksimale. Ai nuk ka dhënë shenjta jete”, ka thënë ai. /Indeksonline/