Prishtina shënon 16 fitore në 16 ndeshje
Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore ndaj Lipjanit me rezultat bindës 121:66, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Për kryeqytetasit kjo është fitorja e 16-të në po aq ndeshje, ndërsa Lipjani ka bilanc prej dy fitoreve e 14 humbjeve.
Gjashtë basketbollistë të Prishtinës realizuan pikë dy shifrore, ndërsa më efikasi ishte Dardan Berisha me 27pikë.
Në radhët e Lipjanit më i dalluari ishte James Johnson me 23 pikë, ndërsa lojë të mirë tregoi edhe Musab Mala, i cili ndeshjen e përfundoi me 14 pikë të shënuara.