Rona Nishliu pjesë e jurisë në festivalin e njohur ndërkombëtar
Rona Nishliu konsiderohet si një prej këngëtareve me vokalin më të fuqishëm.
Ndërsa, sukseset e saj në muzikë janë të shumta, i tillë është edhe ky i fundit ku ajo është përzgjedhur si pjesë e jurisë në fesivalin “Destination Eurovision”, shkruan Indeksonline.

Në këtë festival zgjedhet këngëtari i cili do ta përfaqësojë Francën në festivalin ‘Eurovision’.
“Kush do të triumfojë sonte në “Destination Eurovision” dhe ta prezantojë Francën në “Eurovision në Tel Aviv? Shumë fat për finalistet dhe “Eurovision France”, ka shkruar Rona në postimin e saj në Instagram./Indeksonline/