Veseli homazhe pranë arkivolit të Arianit, ngushëllon Nexhat Dacin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nderuar zëvendësministrin e Diasporës, Arian Dacin duke bërë homazhe pranë arkivolit të tij.
Ai ka ngushëlluar për së afërmi babin e tij, akademikun Nexhat Daci, për vdekjen e djalit të tij.
Gjithashtu, ai ka shkruar edhe në “Librin e Zisë” për Arian Dacin.
Duhet përkujtuar se Ariani ishte djali i vetëm i akademikut Daci, i cili la pas vetes 2 djem./Indeksonline/
