Nis mbledhja komemorative për Arian Dacin
Ka nisur me një minutë heshtje mbledhja komemorative për zëvendësministrin e Diasporës, Arian Daci.
Përveç familjarëve në këtë mbledhje janë edhe krerët e shtetit, të cilët janë ulur pranë akademikut, Nexhat Daci.

Para mbledhje komemorative u mbajtën homazhe në Kuvendin e Kosovës, ku përveç zyrtarëve, Arian Dacin e nderuan një numër i madh i qytetarëve dhe miqve./Indeksonline/

