75 Mall Live Search
15:12 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Neymar ‘i ndihmoi’ Barcelonës që ta transferoj De Jong-un!

Gjatë këtij afati kalimtar, Barcelona transferoi mesfushorin e talentuar, Frenkie de Jong.

Ai ishte afër të kalonte tek PSG por presidenti i klubit, Bartomeu arriti që ta bind holandezin të kaloj tek klubi katalunas, transmeton Indeksonline.

Gazeta spanjolle ‘AS’ e ka zbuluar mënyrën se si presidenti i Barcelonës e ka bindur De Jong të transferohej në Spanjë.

Sipas kësaj gazete, Bartomeu ka përdorur mesazhet që Neymar ia ka dërguar atij për ta rikthyer në Barcelonë.

Në ato mesazhe besohet që Neymar të ketë thënë që në Francë nuk ka konkurrencë dhe se nuk është i kënaqur.

Këto mesazhe thuhet ta kenë shtyrë De Jongin që ta zgjedh Barcelonën para PSG-së.

Mesfushori holandez do të kaloj tek Barcelona me 1 korrik të këtij viti./Indeksonline/