75 Mall Live Search
20:53 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Chelsea mposht Sheffieldin e Nuhiut, kalon në rundin tjetër

Chelsea ka kaluar në fazën tjetër të FA Cup.

Skuadra e Sarrit mposhti Sheffieldin e Atdhe Nuhiut me rezultat 3-0 në ndeshjen e 1/16.

sulmuesi kosovar u paraqit vetëm në 15 minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Blutë kaluan në epërsi në minutën e 26-të me golin e Willian nga penalltia.

Rezultatin e dyfishoi Hudson-Odoi në minutën e 64-të të ndeshjes.

Willian shënoi edhe golin e tretë të ndeshjes gjashtë minuta para fundit.

Në këtë ndeshje debutoi edhe Gonzalo Higuain i cili u transferua para disa ditësh nga Milani. /IndeksOnline/