Haradinaj kërkon më shumë siguri në sistemin të dhënave
Është mbajtur takimi për krijimin e Sistemit të Avancuar të Udhëtarëve API.
Me këtë rast kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se grumbullimi dhe shfrytëzimi i të dhënave, si dhe shkëmbimi i shpejtë i informacionit të pasagjerëve ndërmjet mekanizmave të sigurisë, me qëllim të parandalimit të krimeve kërkon aplikimin e sistemit API si masë efikase mbrojtëse, transmeton Indeksonline.
Tutje Haradinaj tha se metodat e sofistikuara të grupeve të krimit të organizuar dhe terrorizimit duhet t’u përgjigjemi me përmirësimin e qasjes dhe sistemit të të dhënave.

Postimi i plotë:
Metodave të sofistikuara të grupeve të krimit të organizuar dhe terrorizmit duhet t’u përgjigjemi me përmirësimin e qasjes dhe sistemit të të dhënave. Me qëllim të rritjes së performancës dhe mbikqyrjes në të gjitha hallkat e sigurisë, në bashkëorganizim me OSBE-në mbajtëm takimin për Krijimin e Sistemit të Avancuar të Udhëtarëve API. Grumbullimi dhe shfrytëzimi i të dhënave, si dhe shkëmbimi i shpejtë i informacionit të pasagjerëve ndërmjet mekanizmave të sigurisë, me qëllim të parandalimit të krimeve, kërkon aplikimin e sistemit API si masë efikase mbrojtëse.
RH
