75 Mall Live Search
17:34 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Bashkimi nënshkruan me Drilon Hajrizin

Basketbollisti i mirënjohur kosovar Drilon Hajrizi i është bashkuar KB Bashkimit nga klubi japonez Kanazawa Samuraiz.

Klubi prizrenas njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pak minuta pasi njoftuan edhe zyrtarizimin me trajnerin e ri, kroatin Jeronimo Sarin.

Basketbollisti nga Mitrovica ishte transferuar sezonin e kaluar në Japoni te skuadra e Samuraiz, duke u bërë basketbolli i parë kosovar që luan në Japoni.

Vlen të theksohet se Hajrizi ishte pjesë e Sigal Prishtinës para se të transferohej në Japoni. /IndeksOnline/