‘Samsung’ dëshiron të blejë kompaninën që është kundër ‘Apple’
Sipas spekulimeve të shumta, kompania ‘Samsung’ po kërkon ta blejë kompaninë izraelite ‘Corephotonics’.
Vlera e kësaj kompanie shkon deri në 150 milionë dollarë, transmeton Indeksonline.
‘Corephotonics’ merret me modulin e zmadhimit të kamerave. Së fundmi ata janë duke punuar në zmadhimin e kamerave deri në 25x.
Kompania izraelite së fundmi ka hapur çështje gjyqësore kundër ‘Apple’ pasi që pretendon që ka shkelur patentën e kamerës së dyfishtë./Indeksonline/