75 Mall Live Search
21:40 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

“Nëse taksa nuk hiqet, dëmi do të jetë i madh për Serbinë” – e thotë qeveritari serb!

Ministri serb i Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Ljajić ka pranuar që nëse Kosova nuk e heq taksën ndaj produkteve serbe, atëherë në Serbi do të ketë dëme afatgjate.

Duke folur për televizionin shtetëror serb, Ljajic ka thënë dëmi do të jetë ende më i madh kur vendet tjera të depërtojnë në tregun e Kosovës, transmeto Indeksonline.

“Nëse taksa hiqet sot, një pjesë e prodhuesve serb do të kthehen por nëse vazhdon, të tjerët do t’i zëvendësojnë ato dhe dëmi do të jetë i madh” tha ministri serb.

Po ashtu Ljajic theksoi se komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që taksa të hiqet.

Vlen të cekim se që nga vendosja e taksës 100 përqind, produktet vendor kanë rritur numrin e shitjeve., kurse tregu serb ka pësuar rënie drastike./Indeksonline/