75 Mall Live Search
23:58 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Juventus në garë për lojtarin që po e duan të gjithë

Juventus e ka bërë mbrojtësin e Ajax, Matthijs De Ligt prioritet kryesor për ta transferuar në afatin kalimtar të verës, shkruan Tuttosport.

19 vjeçari ka qenë shumë i lidhur me një kalim tek klubi i Barcelonës por hyrja e Juventus në garë i komplikon gjërat për katalunasit, transmeton Indeksonline.

Përveç De Ligt, Juventus si opsion i kanë Ruben Dias të Benficas dhe Nikola Milenkovic të Fiorentinas.

Përveç Ruganit, tre mbrojtësit kryesor të Juventusit kanë moshën mbi 30 vjeç. Kjo ka bërë që ‘Zonja e Vjetër’ të vihet në sulm për të kërkuar një mbrojtës të ri për sezonin e ardhshëm./Indeksonline/