75 Mall Live Search
09:43 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj viziton familjen Daci, ndan dhimbjen për humbjen e Arianit

Kryeministri i Kosovë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinet ka vizituar familjen e akademik Nexhat Daci.

Haradinaj thotë se në këtë vizitë ngushëlluese ndau dhimbjen për humbjen e jetës zëvendësministrit Arian Daci.

“Bashkë me kabinetin qeveritar në vizitë ngushëlluese në familjen e Akademik Nexhat Dacit, për të ndarë dhembjen për humbjen e Arianit”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Poashtu, në mbledhjen e Qeverisë e cila është parapara të nis në ora 12:00 si pikë e rendit të ditës është ndarja e mjeteve për familjen Daci./Indeksonline/