Katar – Japoni, finalja e Kupës së Azisë
Katari ka kaluar në finale të Kupës së Azisë pasi ka mposhtur Emiratet e Bashkuara Arabe me rezultat 4-0.
Golat në këtë ndeshje për Kombëtaren e Katarit i shënuan Khoukhi në minutën e 22-të, Almoez në minutën e 37-të, Al Haydos në minutën e 80-të dhe në minutat shtesë Hamid Ismaeil.
Katari në finale do të luaj kundër Japonisë e cila dje eliminoi Iranin. /IndeksOnline/