75 Mall Live Search
20:43 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Ky është personi që vdiq sot në Istog nga rrokullisja me traktor

Indeksonline raportoi se sot pasdite në fshatin Cerkolez të Istogut, një person mbet i vdekur pasi u rrokullis me traktor.

Siç mëson portali, i ndjeri Xh.Sadriaj ishte 42 vjeçar dhe ka lënë pas vetës gruan dhe pesë fëmijë.

Indeksonline po tenton të marr deklaratën e policisë rajonale të Mitrovicës për rastin në fjalë.

Në foton e mëposhtme është personi që vdiq sot aksidentalisht.

Kujtojmë se muaj më parë, në Istog vdiq edhe një djalë i ri i cili u rrokullis me mjetin e punës, derisa po shkonte në vend të punës. /Indeksonline/