31 aksidente e 22 arrestime për një ditë në Kosovë
Për 24 orë në komunikacion kanë ndodhur 31 aksidente trafiku.
Prej tyre, 24 pa të lënduar ndërsa shtatë me të lënduar.
Kurse, një është me fatalitet, ku një 42-vjecari, Xh.Sadriaj është rrokullisur me traktor në fshatin Cerkeloz të Istogut, ku edhe humbi jetën.
Ndërsa, sa i përket arrestimeve, gjithsej janë 22 të arrestuar për vepra të ndryshme penale.
Nëntë janë dërguar në mbajtje e nëntë tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit./Indeksonline/