Punëtorët e Audi-së në grevë, kërkojnë rritje pagash
Punëtorët e Audi-së në Hungari të enjten e kaluar kanë hyrë në grevë një javore, duke kërkuar rritje pagash prej 18 për qind – rreth 235 euro më shumë në muaj.
Mbështetja e grevës që mbylli javën e kaluar impiantin masiv të Audi-së në Hungari, është rritur gjatë fundjavës, duke ndaluar prodhimin në fabrikën në Ingolstad (Gjermani) pasiqë nga Hungaria kanë ndërprerë furnizimet.

Tibor Szimacsek, një zëdhënës i sindikatës së AHFSZ që i bëri thirrje të gjithë 9,000 anëtarëve të saj nga fabrika e Gyor të enjten në një mosmarrëveshje mbi pagën, tha se radhët e sindikatës u rritën nga 300 punëtorë gjatë fundjavës, transmeton IndeksOnline.
Ai shtoi se disa raunde bisedimesh kishin dështuar t’i sillnin dy palët më afër një marrëveshjeje në fabrikë, e cila punëson më shumë se 13,000 vetë dhe është një nga impiantet më të mëdha të Audi-së.

Greva ka çuar në një mbyllje në fabrikën e Audi në Ingolstadt të Gjermanisë, për shkak të mungesës së komponentëve jetikë nga Hungaria si motorët, tha një zëdhënës i kompanisë. Audi është anëtar i grupit Volkswagen.
Punëtorët e Audi dëshirojnë një rritje të menjëhershme prej 18 përqindësh për t’i dhënë një barazi më të madhe me punonjësit e Audi të Sllovakisë dhe atyre të Polonisë, të cilët kanë rroga më të mëdha. /IndeksOnline/