75 Mall Live Search
14:25 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Remi: Themelimi i UÇK-së lidhet me emrin e heroit Zahir Pajaziti

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa-Remi ka ftuar për nderime pranë shtatores në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Në një shkrim në facebook ai ka thënë se themelimi i UÇK-së lidhet me emrin e heroit, Zahir Pajaziti i cili cilësoi si një prej themeluesve të parë të saj, transmeton Indeksonline.

“Të gjithë së bashku nderime Komandantit, nën përkujdesjen e Presidentit Sh.T.Z Hashim Thaqi, nesër, nga ora 11:00, nderime pranë shtatores ne sheshin ”Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ndërsa, nga ora 12:00, mbahet Akademia Përkujtimore në Teatrin Kombëtar! Themelimi i UÇK-së lidhet fort me emrin e Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, i cili cilësohet si një prej themeluesve të parë të saj”, ka shkruar Komandant Remi./Indeksonline/