75 Mall Live Search
15:51 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Arrestohen dy të dyshuara për përfshirje në prostitucion

Pas hetimeve të vazhdueshme dhe një pune operacionale taktike policore, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prishtinë e Policisë së Kosovës me datën 29.01.2019, nën dyshimin për kryerje të veprimtarisë penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion-bashkëkryerje’, ka arrestuar dy të dyshuara femra shqiptare kosovare.

Sipas policisë, të arrestuara janë: N. A. lindur me 1984 dhe S. B. lindur me 2000

Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dyshuarat janë ndaluar prej 48 orësh për procedura të mëtejme./Indeksonline/