Nis takimi në Qeveri, vendoset për të ardhmen e koalicionit
Ka nisur takimi i tre partnerëve të koalicionit qeveritar, Ramush Haradinaj-Kadri Veseli-Fatmir Limaj.
Takimi po mbahet në kabinetin e Haradinajt, raporton Indeksonline.
I pari që ka shkuar në zyre të kryeministri ishte Fatmir Limaj ndërsa pak pas orës 16:00, është parë edhe Kadri Veseli teksa hyn në Qeveri.

Në këtë takim do të diskutohet për të ardhmen e koalicionit dhe për temat aktuale siç janë taksa, dialogu, ligji për pagat e ai për buxhetin./Indeksonline/